Zgjedhjet te Real Madridi: Perez drejt një mandati të ri, Riquelme mbetet pas në votime NULL NULL 07.06.2026 14:01 07.06.2026 14:01 Sipas rezultateve aktuale të zgjedhjeve presidenciale te Real Madrid, presidenti aktual Florentino Perez po kryeson bindshëm garën me 66.53% të votave. Kandidati rival, Enrique Riquelme, ka siguruar deri tani 33.47% të votave, duke mbetur dukshëm pas kreut aktual të klubit madrilen. Nëse ky trend vazhdon deri në përfundimin e procesit të votimit, Perez pritet të sigurojë një mandat të ri në krye të “Los Blancos”, duke vazhduar epokën e tij të suksesshme në drejtimin e klubit.