Po votohet edhe në Lupç të Poshtëm (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 16:31 07.06.2026 16:31 Menaxherja e qendrës së votimit “Zenel Hajdini” në Lupç të Poshtëm, Hatixhe Bajgora, ka thënë për specialen e Klan Kosovës, “Zgjedhjet 2026”, se procesi i votimit në këtë qendër ka shkuar mbarë e mirë. Ajo po ashtu përmendi se interesimi ka qenë pothuajse i ngjashëm me herët e tjera. “Sa u përket zgjedhjeve, pothuajse interesimi ka qenë i njëjtë. Vendvotimi është hapur ashtu siç ka qenë e paraparë në ora 7 të mëngjesit”, ka thënë Bajgora për gazetaren e Klanit, Artina Breznica. “Deri më tash ka shkuar gjithçka në rregull, nuk kemi pasur asnjë telashe, gjithçka ka shkuar mirë”. “Interesimi ka qenë si i njëjtë. Kanë mbetur një orë deri dy në përmbyllje të votimit”. LIVE Zgjedhjet 2026 – Kosova Voton – 07.06.2026 – Klan Kosova