Votime të qeta në rajonin e Gjilanit, Osmani: Raportoni çdo incident (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 12:05 07.06.2026 12:05 Klan Kosova po vazhdon me mbulimin maratonik të procesit zgjedhor anekënd Kosovës. Gazetarja Donjeta Murselaj ka raportuar nga rajoni i Gjilanit lidhur me ecurinë e votimeve. Zëdhënës i policisë Valon Osmani, tha se deri më tani procesi ka shkuar mirë dhe pa ndonjë incident që do të ndikonte në zgjedhjet e ditës së sotme. “Nëse më lejohet kisha apeluar tek të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votimit dhe të bashkëpunojnë me institucionet relevante duke raportuar për çfarëdo incidenti që ata shohin”, deklaroi Osmani. Deri më tani, në Gjilan kanë votuar 9 mijë e 111 qytetarë.