Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ iu bën thirrje qytetarëve të votojnë me kujdes: Vota juaj ka rëndësi (VIDEO)

NULL NULL
07.06.2026 14:11

Kosova po voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka intensifikuar thirrjet për informimin e qytetarëve lidhur me procesin e votimit.

Përmes një videoje udhëzuese, KQZ ka sqaruar mënyrën e saktë të plotësimit të fletëvotimit, me qëllim që të shmangen gabimet dhe çdo votë të numërohet si e vlefshme.

“Sot votojmë! Shiko videon për të mësuar si të plotësosh saktë fletëvotimin. Voto me kujdes – vota jote ka rëndësi!Shfrytëzo të drejtën tënde”, thuhet në një postim të KQZ-së në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme