Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nuk pres ndryshim”, qytetari nga Vitia i zhgënjyer nga zgjedhjet (VIDEO)

NULL NULL
07.06.2026 15:35

Në Radivojcë të Vitisë, fluksi i qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës nuk është aq i lartë, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Edhe ata votues që kanë dalë për ta shfrytëzuar të drejtën e votës në këtë qendër votimi, nuk kanë fort pritshmëri të larta për këto zgjedhje, transmeton Klankosova.tv.

Një qytetar tha për gazetaren e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, se pret rezultat të njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara.

“Po si gjithherë, në ndryshim nuk besoj”, u shpreh ai për Klan Kosova.

Kur u pyet se a beson se do të ketë zgjedhje sërish, ky qytetar tha se në garë janë njerëzit e njëjtë, duke theksuar se pret përsëri dalje në votim.

“Mendoj që për pushtet, ne jemi të mësuar, nuk pres ndryshim”, u shpreh ky qytetar.

lajme të ngjashme