Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Votimi në fshatin e Kadri Veselit, Ademi: Vërehet rënie e numrit të votuesve (VIDEO)

NULL NULL
07.06.2026 14:40

Në fshatin Broboniq të Mitrovicës që është vendi ku ka lindur ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli në qendrën e votimit “Sylejman Vokshi” po zhvillohet një proces i qetë i votimit.

Drejtori i qendrës, Naser Ademi tha se deri në orën 13:00 kanë votuar 188 qytetarë, raporton Klankosova.tv.

“Procesi zgjedhor sot në këto zgjedhje ka shkuar shumë mirë, ka filluar me kohë dhe nuk kemi asnjë telashe. Numri i votuesve nuk është aq i madh është solid. 935 është numri i qytetarëve me të drejtë vote, deri në orën 13:00 kanë votuar 188 votues. Vërehet një rënie e vogël e numrit të votuesve deri në këtë kohë”.

lajme të ngjashme