Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

DnV mban konferencën e parë: Me vonesë janë hapur 1.6% e vendvotimeve (VIDEO)

NULL NULL
07.06.2026 08:51

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e parë për media lidhur me procesin e votimit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

DnV tha se sipas të dhënave nga terreni 1.6% e vendvotimeve janë hapur me vonesë, raporton klankosova.tv.

“Në territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2550 vendvotime, 2498 nga to janë të rregullta dhe 52 me kusht. Sipas të dhënave të terrenit me vonesë janë hapur 1.6% e vendvotimeve dhe kjo për shkak të mungesës së komisionerëve, në disa raste vonesat lidhen edhe me mungesën e kabinave të votimit. Në 2% të vendvotimeve ka pasur probleme me mënyrën se si janë vendosur kamerat, po ashtu vlen të theksohet se në 16% të vendvotimeve nuk ka asnjë grua komisionere në këto vendvotime”.

lajme të ngjashme