Malishevë, drejtori i qendrës flet për problemin me bluzat e komisionerëve (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 11:35 07.06.2026 11:35 Në fshatin Astrazup të Malishevës në qendrën “Ganimete Tërbeshi” procesi i votimit po shkon në mënyrë të qetë dhe të rregullt. Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi ka intervistuar drejtorin e kësaj shkolle, Rasim Morinai cili tha se deri në tash kanë votuar 115 votues. Megjithatë, ai tregoi për problemin me bluzat e komisionerëve, transmeton Klankosova.tv “Në qendrën e votimit 30/08 kanë të drejtë 2 mijë e 281 votues, deri në ora 11:00 kanë dalë 115 ose 5.07% të votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit që deri në ora 09:00 kanë dalë 5% do thotë pjesëmarrja është më e vogël. Procesi ka shkuar në rregull. Një problem që ka ndodhur nga KQZ, në bluzat që i kanë komisionerët kësaj here e kanë shkruar numrin gabim, prej numrit 1 që duhet me shkru komisioneë, ia kanë shkruar numrin shumës që institucionet duhet me pasë përgjegjësi edhe në këtë drejtim”, tha ai. /Klankosova.tv