Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është gjendja shëndetësore e dy të lënduarve nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

NULL NULL
07.06.2026 11:44

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të dy të lënduarve, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë se ata janë stabil, me disa lëndime të tjera që po trajtohen.

Sipas tij, njëri pacient është në ortopedi, ndërsa tjetri në kirurgji torakale.

“Ata janë stabil, me disa lëndime të tjera që përballohen. Njëri është në ortopedi, tjetri në kirurgji torakale”, tha Naser Syla për Klan Kosovën.

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

lajme të ngjashme