Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vushtrri: Procesi i votimit po zhvillohet i lehtësuar me shenja orientuese (VIDEO)

NULL NULL
07.06.2026 08:35

Në Vushtrri, në shkollën “Bahri Haxha”, e cila është edhe qendra më e madhe e votimit në këtë komunë, procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht.

Në të gjithë komunën e Vushtrrisë të drejtë vote kanë 72,489 qytetarë.

Nga terreni raporton gazetarja e Klan Kosova,  Bleona Thaçi, e cila bën të ditur se në qendrën e votimit janë vërejtur shenja që lehtësojnë orientimin e qytetarëve gjatë procesit të votimit.

Sipas saj, 12 klasa janë të ndara me shenja të qarta, gjë që po e lehtëson procesin dhe po ndihmon në shmangien e konfuzionit gjatë votimit.

 

lajme të ngjashme