Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ulqin: Kosovari dënohet me 14 muaj burgim për zjarrin që shkaktoi vjet në një objekt

NULL NULL
05.06.2026 21:04

Një 41-vjeçar nga Prizreni, është dënuar nga Gjykata Themelore në Ulqin me një vit e dy muaj burgim për shkaktimin e një zjarri në rrugën “Solanski”, në Ulqin, më 26 qershor të vitit të kaluar, kur zjarri përfshiu objektet afariste të kompanisë “Agris”.

Ai kishte hedhur bishtin e cigares, çka kishte shkaktuar zjarr masiv në objektin afarist.

“Gjykata Themelore në Ulqin ka nxjerrë aktgjykim me të cilin i pandehuri H.L. (41-vjeç) nga Prizreni (R. e Kosovës) është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit e dy muaj burgim për veprën penale të veprave të rënda kundër sigurisë publike, sipas nenit 338, paragrafi 3, në lidhje me nenin 327, paragrafi 5 të Kodit Penal të Malit të Zi. Me të njëjtin aktgjykim, i pandehuri obligohet t’ua kompensojë të dëmtuarve dëmin e shkaktuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ulqin, raporton “Vijesti”, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, theksohet se palët kanë të drejtë ankese kundër aktgjykimit të lartpërmendur brenda tetë ditësh nga dita e pranimit të kopjes me shkrim të aktgjykimit.

Në aktakuzë, i pandehuri ngarkohet se ka shkaktuar zjarr në Ulqin duke hedhur një bisht cigareje, gjë që ka shkaktuar dëm të madh material.

Gjatë caktimit të dënimit, Gjykata tha se ka marrë parasysh të gjitha rrethanat e përcaktuara në nenin 42 të Kodit Penal të Malit të Zi.

Si rrethana lehtësuese, gjykata ka vlerësuar gjendjen personale dhe familjare të të pandehurit, përkatësisht faktin se ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur, si dhe faktin se nuk ka qenë i dënuar më parë.

Si rrethanë rënduese, gjykata thotë se ka marrë parasysh faktin se dëmi i shkaktuar është shumëfish më i madh se shuma e nevojshme për ekzistimin e kësaj vepre penale. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme