Abdixhiku: Ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, e kur s’din të qeverisësh themi hap krah NULL NULL 05.06.2026 20:51 05.06.2026 20:51 LDK po mban tubimin e saj përmbyllës në sheshin Skenderbeu. E nga këtu, kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhilu deklaroi se LDK është këtu për ta ngritur Kosovën. E kur s’din të tjerët të qeverisin ai tha se LDK thotë hap krah. ‘’Nuk kemi hyrë në këtë garë për ta mundur njëri-tjetrin. Sepse në demokraci e në shqiptari nuk mundet bashkëqytetari yt. Nuk mundet fqinji yt. Nuk mundet familja tjetër e këtij vendi”. “Në demokraci e shqiptari përbashkohet, ndërtohet, punohet! Prandaj ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, jo për ta mundur vendin tonë’, tha Abdixhiku. Tutje ai shtoi se ‘’punën e tjetrit e respektojmë”. “Mundin e tjetrit e vlerësojmë. Por kur s’din, kur s’bën, kur s’mundesh, themi hap krah!”