Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

VV ndalet në Prizren para tubimit përfundimtar në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
05.06.2026 20:36

Lëvizja Vetëvendosje, para tubimit të saj përmbyllës të nesërm në Prishtinë të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, këtë mbrëmje u mblodh në Prizren.

Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi ka raportuar drejtpërdrejt nga ky qytet ku edhe do të mbahet tubimi parafundit elektoral të Lëvizës Vetëvendosje

“Kjo qetësi në tubimin e Vetëvendosjes, që ende s’ka nisur, është vetëm për ta respektuar ezanin, për shkak që deri tash pati atmosferë me muzikë, për shkak se janë në pritje të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për të ardhur këtu për tubimin i cili ishte i thirrur për në 20:00. Qytetarët e Prizrenit tashmë janë mbledhur dhe kanë ardhur këtu në sheshin e Shatërvanit për të dëgjuar programin e kësaj partie që edhe aktualisht është në pushtet”, ka thënë Bellagoshi.

Gazetarja poashtu bëri të ditur se në këtë tubim pritet të marrë fjalën përfaqësuesi i partisë së LVV-së në Prizren, Artan Arbrashi, ndërsa më pas do të marrë fjalën kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

lajme të ngjashme