Rama nga samiti në Tivat: Tri gjëra nuk parashikohen – Zoti, seksi dhe BE-ja NULL NULL 05.06.2026 16:44 05.06.2026 16:44 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tivat, Mali i Zi, për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për zgjerim të shpejtë të BE-së në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi – por ata nuk duan të zbusin kriteret e pranimit. “Bashkimi Evropian duhet të tregojë se është i aftë dhe i gatshëm të zgjerohet”, tha Merz në fillim të takimit të 23 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së me gjashtë nga shtetet e Ballkanit që kërkojnë pranim në BE, raporton “Mindener Tageblatt”, transmeton Klankosova.tv. Macron theksoi rëndësinë e rajonit për BE-në. “Është shumë i rëndësishëm gjeopolitikisht, sepse pavarësia e Evropës vendoset edhe në Ballkanin Perëndimor”, tha ai, duke pasur parasysh çështjet e energjisë dhe sigurisë, si dhe rrugët e migrimit. Pati reagime të ndryshme nga radhët e vendeve të Ballkanit. Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq e quajti samitin një “pikë kthese”. “Takimi ynë sjell shpresë të re, energji të freskët për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai. Por, kryeministri shqiptar Edi Rama ishte më i kujdesshëm. Ai tha se iniciativa kishte “zhvilluar më tej dialogun”. Megjithatë, ai i inkurajoi Merzin dhe Macronin të bënin edhe më shumë për një zgjerim të shpejtë. “Shpresoj vetëm që dy miqtë e mi të mëdhenj, krerët e shteteve dhe qeverive të Francës dhe Gjermanisë, do të gjejnë edhe më shumë guxim – siç gjetën dikur Kohl dhe Mitterrand”. Rama nuk deshi të bënte një prognozë në lidhje me kohën e pranimit të Shqipërisë, teksa tha. “Kur do t’i bashkohet Shqipëria BE-së? Ka tre gjëra që nuk mund t’i parashikosh: Zotin, seksin dhe BE-në”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama. Merz dhe Macron kanë udhëtuar për në Tivat me një koncept të përbashkët për t’i afruar më shpejt vendet kandidate për anëtarësim me BE-në. Përmbushja e disa kritereve të pranimit do të shpërblehet, për shembull, me akses gradual në tregun e brendshëm të BE-së ose dërgimin e vëzhguesve në institucionet e BE-së. Kjo synon të krijojë stimuj për reforma më të shpejta. /Klankosova.tv