Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendja e rëndë financiare në RTK, sindikatat nisin protestat nga e marta

NULL NULL
05.06.2026 16:38
Protestat RTK

Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovs, kanë mbajtur sot takim urgjent, ku është diksutuar lidhur me gjendjen e rëndë financiare të krijuar në mediumin publik.

Të tri Sindikatat, unanimisht janë pajtuar që të fillohet me protesta nga e marta, duke filluar nga ora 12:00 para ndërtesës së RTK-së, raporton KlanKosova.tv.

“Sindikatat kërkojnë përgjegjësi nga Bordi dhe Menaxhmenti për neglizhimin e deri tashëm, të cilët kanë pasur kohë më shumë se dy javë për të zgjidhur këtë problem. Mosrealizimi i pagave ua pamundëson punëtorëve përmbushjen e nevojave bazike jetësore, përfshirë sigurimin e ushqimit, transportit dhe detyrimeve të përditshme familjare. Në këto rrethana, askush nuk mund të kërkojë përgjegjësi, performancë dhe përkushtim profesional nga punëtorët, ndërkohë që institucioni dështon të përmbushë obligimin e tij më themelor ndaj tyre”, thuhet në komunikatë.

SPRTK, SPERTK dhe ShSRK thonë se është e papranueshme që një institucion publik me rëndësi të veçantë për informimin e qytetarëve të përballet me pasiguri financiare që vë në pikëpyetje pagesën e punëtorëve të tij.

lajme të ngjashme