Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njohja nga Greqia përmes gazit amerikan!?

123
string(14) "Albert Prenkaj" string(61) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/12/IMG_3622.png"
nga Albert Prenkaj 04.06.2026 17:14

Diplomacia energjetike, si pjesë tejet e rëndësishme e politikës së jashtme që negocion dhe siguron nevojat energjetike të vendit, ka për qëllim diversifikimin dhe përshtatjen e sistemit energjetik me trendet botërore. Për ta realizuar këtë, vendi, e në këtë rast Kosova, duhet t’i identifikojë prioritetet e saj strategjike në politikën energjetike.

Në këtë optikë, e ngarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, znj. Prattipati, në deklaratën e saj e ngre temën e vjetër të gazit të lëngët të ShBA-së si mundësi e bashkëpunimit strategjik në aspektin energjetik.

Në vitin 2021 kemi dëshmuar kur Greqia u përpoq të krijonte infrastrukturën e përcjelljes së gazit të lëngshëm amerikan nga Aleksandropoli në Greqi për ta bartur në brendësi të Gadishullit dhe më tej në Evropë.

Në atë kohë planifikohej ndërtimi i rrjetit të gazit të lëngët që do të arrinte në Kosovë e që do ta sillte njohjen e Kosovës nga Greqia.

Edhe përkundër deklaratave publike të Greqisë zyrtare se rrjeti i gazit të lëngët nuk është i ndërlidhur me njohjen, në komunikimet zyrtare diplomatike në Prishtinë është pohuar se gazsjellësi nga Aleksandropoli do ta sillte njohjen nga Greqia.

Ndërkohë, përmes komunikimeve diplomatike, përfaqësia diplomatike e Spanjës në Evropë ka dhënë indikacione për njohje eventuale, me argumentin se Spanja dëshiron ta ruajë hartën politike të Evropës, duke aluduar në ruajtjen e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës si një lloj garantuesi i ekzistencës së tyre si shtete.

Ky opsion është zbehur me kohë, ndërsa pozicionet e Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros kanë mbetur më rigjide.

Greqia, si një nga pesë vendet mosnjohëse, ka treguar konstruktivitet karshi Kosovës në samite e forume rajonale.

Vizita e ministrit grek Dendias (viti 2021) ishte një uvertyrë në marrëdhënie të reja mes dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë.

Ajo që mungoi ishte vullneti politik i Qeverisë së Kosovës për ta pranuar gazin e lëngët amerikan që do të kalonte nëpër Kosovë.

Sot, rrjeti nga Aleksandropoli është degëzuar në Bullgari, Rumani, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Serbi dhe Hungari, ndërsa Kosova ka mbetur pa gaz dhe pa njohje nga Greqia.

lajme të ngjashme