Senzacioni i ri i Kosovës, “Sahati” flet për rrugëtimin artistik dhe lidhjen me Rita Orën (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 10:38 04.06.2026 10:38 Artisja e re në skenën muzikore, e njohur me emrin artistik “Sahati”, ka rrëfyer për fillimet e saj në muzikë dhe atë që e bën unike në industrinë artistike. Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ajo tregoi se pasioni për muzikën ka nisur që në fëmijëri, duke eksperimentuar me instrumente të ndryshme. “Prej kur kam fillu herët këtu në Gjakovë tu i ra pianos, më vonë kam nis me i ra baterisë në Prishtinë”, tha ajo. Gjatë intervistës, Sahati ka folur edhe për rrugëtimin e saj artistik, përfshirë bashkëpunimin me reperen Tayna, si dhe për lidhjen familjare që ka me këngëtaren ndërkombëtare Rita Ora. Ndiqni intervistën e plotë: