Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e policit në Shqipëri: Autori një person me rrezikshmëri të lartë, fshihej në pyll

NULL NULL
04.06.2026 08:46
Vrasja e policit në Shqipëri: Autori një person me rrezikshmëri të lartë, fshihej në pyll

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin Podenë, në Bashkinë Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Podenës për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv të forcave “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe duke plagosur kolegun e tij, shkruan Euronews.al, raporton klankosova.tv.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Violand Braçellari, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim prej vitesh. Ai kishte edhe një vendim gjykate për çështje të lidhura me lëndët narkotike.

Sipas të njëjtave burime, Braçellari dyshohet se jetonte prej vitesh në pyjet e Podenës, ku kishte ngritur një stan të madh dhe mbante disa qen. Një ditë më parë, policia kishte marrë informacion se ai ndodhej i fshehur në këtë zonë të thellë malore.

Mësohet se i dyshuari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës shumë i mirë i armëve. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 7-8 efektivë policie, disa prej të cilëve të veshur civilë. Dyshohet se ai i ka identifikuar forcat e policisë gjatë natës, rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të së enjtes, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre.

Autor i dyshuar i ngjarjes raportohet të jetë një person i shpallur në kërkim prej disa vitesh, ish-ushtarak, i cili dyshohet se jetonte i izoluar në zonën pyjore të Podenës dhe njihej si person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës i armëve të zjarrit. Sipas burimeve paraprake, ai kishte ngritur një strehim në terren të vështirë dhe mbante edhe qen në zonë.

Pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet dyshohet se kanë arritur ta neutralizojnë të plagosur, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe drejtues të lartë të Policisë së Korçës kanë shkuar në vendngjarje për hetimet.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e operacionit, mënyrën se si u zbulua vendndodhja e të kërkuarit dhe dinamikën e saktë të përplasjes me armë ndërkohë që efektivi i plagosur pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policore, si edhe drejtori i Policisë së Korçës. Podena është një zonë e largët dhe e b

lajme të ngjashme