Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Pragë NULL NULL 29.05.2026 18:48 29.05.2026 18:48 Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Pragë, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren ndaj Çekisë. Stërvitja u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku ekipi punoi me intensitet dhe përkushtim maksimal, raporton KlanKosova.tv. Përzgjedhësi, Franco Foda dhe stafi teknik u fokusuan në detajet e fundit taktike dhe organizimin e lojës, në prag të sfidës së radhës.