Përfshihet nga zjarri një lokal në Viti, hetohen shkaqet NULL NULL 23.05.2026 09:28 23.05.2026 09:28 Zjarri, foto ilustruese Një lokal është përfshirë nga zjarri të enjten në komunën e Vitisë, kanë bërë të ditur autoritetet policore. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në rrugën “Brigada 173” në Viti, raporton KlanKosova.tv. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se objekti i tij afarist është kapluar nga flakët, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe policia, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll. Policia ka njoftuar se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa vlera e dëmit material mbetet të përcaktohet. “Rr. Brigada 173, Viti 22.05.2026 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se lokali i tij është përfshirë nga zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe policia të cilët kanë vënë situatën nën kontroll. Vlera dhe shkaqet e dëmit ende nuk dihen. Rasti është duke u hetuar”.