Siguria kibernetike: Platformë për trajnimin e shërbyesve civilë (VIDEO) NULL NULL 18.05.2026 20:51 18.05.2026 20:51 Nga sulmet e shpeshta kibernetike janë rrezikuar disa herë të dhënat shtetërore, duke nxitur Ministrinë në detyrë të Digjitalizimit të lansojë Platformën e Trajnimeve për Siguri Kibernetike për shërbyesit civilë. Qëllimi i këtij projekti është parandalimi i dëmeve të mëdha që prekin institucionet publike, ndërmarrjet shtetërore dhe qytetarët, me mbi 15 mijë nëpunës të përfshirë në sistemin preventiv. Nisma, e mbështetur nga Luksemburgu, synon të rrisë sigurinë digjitale përmes një platforme të thjeshtë dhe gjithëpërfshirëse. Detajet i kuptoni në kronikën më poshtë: