Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Karateistja e vogël: Qysh në prezantimin e parë ‘rrëmbeu’ medalje (VIDEO)

NULL NULL
13.05.2026 08:19

Programi i Mëngjesit në Klan Kosova çdo ditë sjell befasi dhe mysafirë pozitivë e tejet të suksesshëm, enkas vetëm për shikuesit.

Kësaj radhe, mysafire ishte tetëvjeçarja Amra Çitaku, e cila është kampione në karate bashkë edhe me trajneren e saj Fatmire Hysenaj.

Vlen të theksohet se tetëvjeçarja qysh në garën e parë ka arritur të stoliset me medaljen e artë në turneut “Zahir Pajaziti”, vitin e kaluar.

Ajo i ka prezantuar disa nga medaljet të cilat i konsideron si më të rëndësishme.

Talentja edhe sivjet ka filluar me rezultate kulmore, duke marrë po ashtu medalje në turneun e karatesë “Pavarësia”.

lajme të ngjashme