Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea shpreh seriozisht interesim për Xabi Alonson

NULL NULL
11.05.2026 21:53

Chelsea është në “peshkim” për të gjetur trajnerin e ri dhe një nga emrat kryesorë në listë është Xabi Alonso.

Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, klubi anglez po eksploron mundësinë për ta emëruar spanjollin si trajnerin e ardhshëm, ndërsa Alonso thuhet se është i hapur ndaj këtij opsioni, megjithatë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, transmeton Klankosova.tv.

“Blutë” janë në kërkim të një zëvendësuesi të përhershëm për Liam Rosenior, i cili u shkarkua në prill pas më pak se katër muajsh në krye të ekipit.

Përveç Alonsos, në garë për stolin e Chelseat përmenden edhe Andoni Iraola, që pritet të largohet nga Bournemouth, si dhe trajneri i Fulhamit, Marco Silva.

Xabi Alonso ka mbetur pa ekip që nga largimi nga Real Madrid në fillim të këtij viti.

Më parë, ai drejtoi Bayer Leverkusen drejt një titulli historik në Bundesligë në sezonin 2023/24, duke përfunduar kampionatin pa humbje.

Skuadrën e Chelseat po e udhëheq përkohësisht Calum McFarlane, i cili do të mbetet në detyrë deri në fund të sezonit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme