Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skandal në Shqipëri: Kirurgu 72-vjeçar arrestohet për ngacmim seksual të pacientes 21-vjeçare

NULL NULL
11.05.2026 09:58

Mjeku kirurg i spitalit të Korçës, Nikolla Nunka, është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga një 21-vjeçare ndaj tij për ngacmim seksual.

Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Referuar kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e këtij qyteti ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit, Nikolla Nunka.

lajme të ngjashme