Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea gati 90 milionë euro për sulmuesin e 22 golave sivjet në Premier League

NULL NULL
06.05.2026 13:34

​Chelsea ka shënjestruar sulmuesin e Brentfordit, Igor Thiago, si përforcimin kryesor për sezonin e ardhshëm.

Braziliani 24-vjeçar po shkëlqen në Premier League me 22 gola, duke u renditur menjëherë pas Erling Haaland në listën e golashënuesve.

Ndonëse Chelsea po kalon një sezon të vështirë, drejtuesit e klubit londinez janë gati të paguajnë 90 milionë euro për të mposhtur konkurrencën e Manchester United.

Sipas mediave britanike, Brentfordi nuk pranon asnjë ofertë nën këtë shifër, duke përfituar nga kontrata e gjatë e lojtarit që skadon në vitin 2031.

lajme të ngjashme