Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pushteti në Prishtinë: LDK nuk ka ujdi për koalicion (VIDEO)

NULL NULL
05.05.2026 20:24

Javën e nisi me prezantimin e drejtorëve të rinj. E me emërimin e Besianë Musmuratit si nënkryetare, nga radhët e Partisë Demokratike, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama vulosi bashkëpunimin me këtë parti në kryeqytet.

Kjo meqë gjatë së hënës, koalicionin me LDK-në e konfirmoi edhe vetë kreu i degës së kësaj partie, Uran Ismajli, duke e vlerësuar si përgjigje ndaj krizave që, sipas tij, po e përcjellin Prishtinën.

Por, për këto veprime i pari i kryeqendrës, duket se i bëri sipas ‘hesapit’ të tij e pa marrë ‘aminin’ e partisë, që të  martën mohuan diçka të tillë.

E pozita e dytë, më e rëndësishme në komunë, nuk është hisja e vetmja që  PDK-ja do ketë për katër vitet e ardhshme, pasi u bë e ditur se do t`i udhëheq edhe 6 drejtori.

Sipas raportimeve, ky subjekt do të drejtojë edhe drejtorinë për Shërbime Publike, atë të Arsimit, Transformimin, Sportin, Kulturën e Parqet.

lajme të ngjashme