Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aderimi i aktivistes: Fahrije Hoti bëhet me Vjosa Osmanin (VIDEO)

NULL NULL
04.05.2026 20:23

Një grua që ishte sinonim i historisë frymëzuese që dhimbjen e luftës e ktheu në forcë e punë, tashmë do të jetë pjesë e politikës.

Fahrije Hoti nga Krusha do të garojë për deputete krah ish-presidentes Vjosa Osmani.

Për aderimin e Hotit njoftoi edhe vet ish-shefja e shtetit e cila akoma s’e ka bërë krejt të qartë se ku do të jetë e pozicionuar në garën politike për 7 qershorin. E sigurt është veç që aktivistja nga Krusha do të garojë për deputete.

Historia e heroines Fahrije Hoti u përjetësua në filmin “Zgjoi” të Blerta Bashollit e i cili në 2021-ën bëri historinë duke hyrë në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.

Ndiqni kronikën në vazhdim:

lajme të ngjashme