“Lewa i Kosovës” vazhdon të shkëlqejë, hyn në formacionin e javës në Çeki NULL NULL 04.05.2026 14:35 04.05.2026 14:35 Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani është rikthyer në formë të shkëlqyer në Superligën e Çekisë, duke lënë gjurmë me paraqitjen e tij të fundit me fanellën e Sparta Pragës. Rrahmani ishte vendimtar në fitoren 2-0 të Spartës ndaj Jablonecit, në një ndeshje ku ndikimi i tij rezultoi kyç për skuadrën. 25-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të dhe arriti të shënojë golin e dytë te skuadrës dhe duke vulosur triumfin e ekipit të tij. Faqja e madhe e statistikave “Sofascore, e ka vlerësuar lartë yllin kosovar, duke e përshirë atë në formacionin më të mirë të javës në kampionatin çek. Sulmuesi dardan ishte ndër lojtarët më të vlerësuar të kësaj xhiroje, duke u notuar me 8.3, një dëshmi e ndikimit të tij të madh në lojë dhe formës së mirë që po kalon.