Elon Berisha largohet nga Malisheva NULL NULL 12.04.2026 12:52 12.04.2026 12:52 Një ndër trajnerët më të suksesshëm në futbollin kosovar nuk po mundet të gjejë rehati. Elon Berisha është larguar nga FC Malisheva. Burimet e Klankosova.tv kanë bërë te ditur se me marrvëshje dy-palëshe klubi dhe trajneri kanë ndarë rrugën. Ky vendim erdhi pas humbjen dëshpëruëse te Malisheves nga Prishtina e Re me rezultat 2-1. Siç mëson Klankosova.tv klubi ka ndarë rrugën edhe me Fitim Shabanin dhe Kastriot Rexha, të cilët kanë qenë ndihmës trajnerë te skuadra e Malishevës. Berisha kishte marrë epitetin si trajner i suksesshëm pasi arriti të kualifikojë Prishtinën e Re në Superligë, ndërsa pas kësaj arritje u largua nga skuadra e kryeqytetit, ndërsa ju bashkua klubit të Malishevës. Malisheva aktualisht gjendet në pozitën e 5-të në tabelën e Superligës me 39 pikë, ndërsa synimi i tyre ështe të jenë pjesë e kuotës për t’u kualifikuar në garat evropiane sezonin e ardhshëm.