Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musliu kërkon veprim nga Prokuroria: Kur hidhen akuza për financim të mediave, faktet duhet të dalin në dritë

NULL NULL
02.04.2026 18:05

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti i cili foli për mediat dhe lirinë e shprehjes, duke përmendur “raportimet për financime me thasë parash”.

Musliu përmes një postimi në Facebook tha se ‘prokuroria duhet të veprojë pa hezitim’ dhe ta ftojë për intervistim kryeministrin Albin Kurtin dhe shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, shkruan KlanKosova.tv.

“Kur hidhen akuza për financim të mediave nga burime të dyshimta, opinioni publik ka të drejtë dhe duhet ta të dijë të vërtetën.Kush janë këto media? Nga kush financohen? Cilat janë provat?Nëse ka fakte, ato duhet të dalin në dritë. Nëse jo, atëherë duhet të ketë përgjegjësi për deklarata që cenojnë besimin në media dhe në institucionet e vendit”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Shteti i së drejtës nuk ndërtohet mbi deklarata të përgjithshme dhe me propagande, por ndërtohet mbi fakte dhe përgjegjësi.

Prokuroria duhet të veprojë pa hezitim: të ftojë për intervistim Albin Kurtin dhe Arbërie Nagavcin për deklaratat e tyre publike.

Kur hidhen akuza për financim të mediave nga burime të dyshimta, opinioni publik ka të drejtë dhe duhet ta të dijë të vërtetën.

Kush janë këto media? Nga kush financohen? Cilat janë provat?

Nëse ka fakte, ato duhet të dalin në dritë. Nëse jo, atëherë duhet të ketë përgjegjësi për deklarata që cenojnë besimin në media dhe në institucionet e vendit.

E vërteta nuk mund të mbetet peng i fjalëve, ajo duhet të mbështetet në prova.

Kurti tenton të sulmojë mediat me “raportimet për financime me thasë parash”

lajme të ngjashme