Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Varre pa emër”, Krasniqi flet për dokumentarin mbi foshnjat që askush nuk i kërkoi (VIDEO)

NULL NULL
02.04.2026 08:43

Emisioni MAT ka realizuar dokumentarin “Varre pa emër”, i cili trajton një nga plagët më të rënda të pasluftës në Kosovë – fatin e personave të zhdukur.

Dokumentari nis me një rrëfim të trishtë të kryetares së Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Xhyla Haziri, e cila tregon historinë e dy foshnjave të gjetura të vdekura gjatë luftës dhe të varrosura në varrezat e martirëve në Mitrovicë.

Për to ka shumë pak informacion dhe, sipas saj, askush nuk u interesua për identitetin e tyre, duke e lënë rastin një mister edhe 27 vjet pas luftës.

Ky rrëfim shërben si pikënisje e dokumentarit, i cili më pas trajton më gjerësisht çështjen e të pagjeturve në Kosovë.

Lidhur me realizimin e këtij dokumentari, gazetari Vullnet Krasniqi ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku theksoi se sfidë më vete ka qenë edhe gjetja e një titulli të përshtatshëm, duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe peshën e temës që trajton dokumentari.

Ndiqni dokumentarin dhe rrëfimin e plotë, në videot e bashkangjitura:

lajme të ngjashme