FFK: Nuk ia dolëm, por gjithmonë krenar me djemtë tanë NULL NULL 31.03.2026 23:14 31.03.2026 23:14 Sonte u shua Ëndrra Amerikane për Kosovën. “Dardanët” nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Botëror 2026-të, pasi sonte në “Fadil Vokrri”, u mposhtën minimalisht 0:1 nga Turqia. Pas ndeshjes ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës, e cila është shprehur krenare me futbollistët. “Nuk ia dolëm, por gjithmonë KRENAR ME DJEMTË TANË”, shkruan FFK transmeton Klankosova.tv.