Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skriniar po rrezikon karrierën për të luajtur ndaj Kosovës, thotë përzgjedhësi i Sllovakisë

NULL NULL
20.03.2026 17:08

Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka folur për gjendjen fizike të mbrojtësit të Fenerbahçes, Milan Skriniar, dhe për procesin e bashkimit të tij me kombëtaren në prag të ndeshjes ndaj Kosovës.

Sipas një lajmi nga media sllovake Sport, trajneri Calzona falënderoi si Fenerbahçen ashtu edhe mbrojtësin me përvojë.

“Dua të falënderoj publikisht Fenerbahçen dhe Skriniar për mirëkuptimin që treguan për rëndësinë e kësaj ndeshjeje për ne. Skriniar po përballet me një dëmtim të pakëndshëm. Megjithatë, ai bëri gjithçka për të qenë me ne. Të premten do të vijë në Sllovaki dhe do të bashkohet me skuadrën. Po rrezikon edhe karrierën për vendin e tij”, deklaroi Calzona.

“Ai është i vendosur dhe shumë i motivuar që të luajë të paktën në një ndeshje. Shpresoj që të luajë në të dyja. Gjëra të tilla i bëjnë vetëm lojtarët e mëdhenj. Skriniar pothuajse po rrezikon edhe karrierën e tij për të ndihmuar vendin”.

Edhe pse i dëmtuar, pjesëmarrja e Skriniar në dy ndeshjet e rëndësishme do të bëhet e qartë vetëm pas kontrolleve përfundimtare mjekësore.

lajme të ngjashme