Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bastisje dhe hetime në ARBK, Prokuroria paralajmëron veprime të mëtejshme

NULL NULL
18.03.2026 10:33

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Prokuroria njofton se aksioni është ende në zhvillim, ndërsa po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të zbardhur rastin në mënyrë të plotë, raporton Klankosova.tv.

Policia bastis ARBK-në, u.d. e kryeshefes shoqërohet në polici

lajme të ngjashme