Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Boksieri Amarildo Bakaj e nokauton kundërshtarin serb (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2026 13:58

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në ring, duke mposhtur me nokaut serbin Aleksandar Ivanoviq në një duel që përfundoi pa dilema.

Me dominim të plotë dhe goditje të fuqishme, Bakaj e mbylli sfidën në rundin e dytë, duke elektrizuar publikun në MHP Arena.

Shqiptari kontrolloi luftën që nga fillimi, duke fituar qartë rundin e parë dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit për t’u rikthyer.

Në rundin e dytë, Bakaj intensifikoi ritmin dhe me një seri goditjesh të forta e dërgoi Ivanoviqin në nokaut.

Atmosfera në arenë u ndez menjëherë pas fitores së shqiptarit, ndërsa një numër i madh tifozësh shqiptarë kishin mbushur tribunat për ta përkrahur atë.

I pranishëm në këtë mbrëmje ishte edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.

Ivanoviqi, boksier serb nga Bosnja dhe Hercegovina, nuk arriti të përballonte ritmin dhe superioritetin e Bakajt, i cili u shfaq më i mirë në çdo aspekt të duelit.

Me këtë triumf, Amarildo Bakaj vazhdon serinë e tij pozitive, duke mbetur i pamposhtur dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në ring.

Në anën tjetër, Ivanoviqi mbetet me bilancin e nëntë fitoreve dhe tri humbjeve në karrierën e tij profesionale.

lajme të ngjashme