Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U prezantua rrejshëm si punonjës policie pasi u ndalua, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

NULL NULL
28.06.2026 13:21

Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka prezantuar rrejshëm një dukoment se është punonjës policie.

Rasti ka ndodhur kur policia e ka ndaluar të riun dhe ai ka prezantuar dokumentin, që sipas forcave të rendit, nuk i përkiste këtij institucioni.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 22 vjeç, pasi gjatë ndalimit të automjetit me të cilin lëvizte, u prezantua si punonjës policie, duke paraqitur një dPoliokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të banesës së tij i janë gjetur dhe sekuestruar fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe dy medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme