Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë NULL NULL 27.02.2026 11:24 27.02.2026 11:24 Policia kufitare ka arrestuar një person në pikën kufitare në Morinë nën dyshimin për posedim të Kokainës. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshëm”.