Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

NULL NULL
16.02.2026 17:11

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale.

Sipas njoftimit, V.N. dyshohet për veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e PSRK-së transmeton Klankosova.tv.

PSRK-ja nuk bën të ditur detaje tjera lidhur me rastin.

lajme të ngjashme