Uji bllokoi rrugën Ferizaj-Gjilan, tani e lirë për qarkullim NULL NULL 28.01.2026 09:59 28.01.2026 09:59 Është liruar për qarkullim Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë, pasi ishte bllokuar nga reshjet e dendura të shiut. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferzajt, Kanun Veseli. “Ju njoftojmë se rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin në , fshatin Sojevë (afër Bondsteel), e cila ishte e bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim”, tha Veseli për Klan Kosova. Reshjet e shiut mbyllin rrugën Ferizaj-Gjilan (VIDEO)