“Bregu i Diellit” në gjendje të mjerueshme nga mbeturinat NULL NULL 26.01.2026 17:27 26.01.2026 17:27 Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë janë ankuar për gjendjen e rënduar me mbeturina në zonën ku banojnë. Sipas tyre, që nga 2 nëntori i vitit të kaluar, mbeturinat nuk janë grumbulluar fare, transmeton Klankosova.tv. Ata kanë dërguar edhe fotografi në redaksi, ku shihet qartë gjendja e rëndë në këtë pjesë. Banorët kërkojnë intervenim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se zona është shndërruar në një katrahurë të vërtetë./Klankosova.tv .