Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte “në fllad” 109 të ndaluarit, veç një klasë i shpëtoi hajnisë së votave në Prizren (VIDEO)

NULL NULL
23.01.2026 20:22

Në shënjestër ishin rreth 150, por 109 persona u ndaluan si të dyshuar për manipulim me vota në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në komunën e Prizrenit.

Atyre iu vunë prangat e Prokuroria nisi hetimet për dallavere, raporton Klan Kosova.

“Hajnisë” me vota, në këtë qytet i shpëtoi veç një klasë.

Ky ishte ndër aksionet më të mëdha të Policisë së Kosovës të realizuara ndonjëherë. E për të ishin të angazhuar 200 policë të njësive të ndryshme operative.

Detajet për aksionin e sotëm në Prizren, mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.

lajme të ngjashme