Barcelona në ndjekje të “Neymarit të ri” NULL NULL 22.01.2026 11:13 22.01.2026 11:13 Barcelona ka hedhur sytë nga Brazili dhe po monitoron nga afër talentin 16-vjeçar Eduardo Conceiçao, i cilësuar si “Neymari i ri”. Sulmuesi i Palmeiras ka shkëlqyer në turneun prestigjioz Copinha, duke tërhequr vëmendjen e skautëve evropianë, transmeton Klankosova.tv. Klubi katalanas e ndjek prej muajsh zhvillimin e tij dhe e sheh si investim strategjik për të ardhmen. Conceiçao ka kontratë deri në vitin 2029 dhe klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, ndërsa Barcelona ka synim transferimin e tij gjatë viteve të ardhshme. /Klankosova.tv