Gaxherri: Një Hashim Thaç do t’i bënte ballë Kurtit (VIDEO) NULL NULL 22.01.2026 10:21 22.01.2026 10:21 Temat aktuale politike u trajtuan sot në edicionin më të ri të programit të mëngjesit. Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit dhe kryetari i PDK-së Bedri Hamza, tha se pret vendim lirues ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të dy këta udhëheqën me këtë parti. E një rikthim i mundshëm në politikë i Thaçit ose Veselit do të sillte konkurrencë më të madhe për Kurtin. Kështu deklaruan dy gazetarët Valon Rashiti dhe Ardian Gaxherri. Gaxherri tha se edhe pse Hamza ka bërë punë tepër të mira për vendin, për t’i fituar zgjedhjet nevojitet politikë populiste. Ai theksoi se profile të politikanëve si Hamza, Abdixhiku e Haradinaj, e kanë të vështirë ta mposhtin Kurtin, në garë politike. “Pajtohem me Valonin. Një Hashim Thaç, pavarësisht që na duket që ka një kohë të gjatë në politikë, do t’i bënte ballë z. Kurti, për shkak se partive opozitare iu duhet një frymë dhe besoj që këtë do ta krijonte Hashim Thaçi. Besoj se do të mund t’i bënte konkurrencë zotit Kurti, dhe pse ndoshta edhe me dalë fitues”, deklaroi Gaxherri në Klan Kosova.