Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi rikthehet në parket, nis përgatitjet për edicionin pranveror

NULL NULL
02.01.2026 21:06

KB Bashkimi ka rifilluar sot stërvitjet për edicionin pranveror, pas një pushimi të shkurtër për festat e fundvitit. Skuadra prizrenase është rikthyer në parket me synime të qarta për vazhdimësinë e sezonit dhe me energji të reja në përbërje.

Nga dita e sotme, trajneri i Bashkimit do t’i ketë në dispozicion edhe dy përforcimet e reja, Armstead dhe Shorter. Njëri lojtar vendor dhe tjetri i huaj, pritet të shtojnë cilësi dhe konkurrencë në skuadër, duke qenë pjesë e rëndësishme e planeve të prizrenasve për arritjen e objektivave sezonalë.

Lajm pozitiv për Bashkimin është edhe rikthimi i Bunjakut, i cili ka lënë pas lëndimin dhe tashmë është bashkuar me ekipin në stërvitje. Prania e kapitenit do të jetë një shtesë e rëndësishme për rotacionin e skuadrës në fazën vendimtare të kampionatit.

lajme të ngjashme