A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla (VIDEO) NULL NULL 24.12.2025 20:39 24.12.2025 20:39 Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka qenë e ftuar sot në DPT te Fidani në Klan Kosova, ku ka folur për fushatën zgjedhore, synimet e kësaj partie, si dhe zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe pozitën e presidentit të Kosovës. Gërvalla u pyet nga Fidan Jupolli, për një situatë, që mund ta çojë vendin në zgjedhje, në rast se presidentja Vjosa Osmani, nuk rizgjidhet sërish në këtë pozitë. Sipas saj, ish-partitë opozitare nuk kanë dhënë shenja që nuk do ta votojnë Osmanin, transmeton Klankosova.tv “Ti mendon që opozita nuk do të na i jep votat për presidenten Osmani. Unë nuk po shoh sinjale deri tash, ose të paktën nuk e kam dëgjuar ta thonë publikisht, që opozita nuk ka votë për presidenten Osmani. Nëse nuk e votojnë, na duhet një shpjegim para qytetarëve.” – tha Osmani. Por a mund të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm, për këtë çështje, edhe nëse VV këtë herë i merr 50%? Gërvalla thotë se tash është një situatë krejt tjetër, duke përmendur një ‘mandat të fuqishëm’. /Klankosova.tv