Neymar mes Santosit dhe Flamengos NULL NULL 18.12.2025 13:43 18.12.2025 13:43 E ardhmja e Neymarit në Brazil është bërë temë e nxehtë. Ylli brazilian nuk e ka rinovuar ende kontratën me Santos, e cila skadon në ditët në vijim, duke hapur mundësinë e një largimi si lojtar i lirë. Sipas raportimeve, Flamengo ka hyrë fuqishëm në garë dhe po ushtron presion të madh për ta bindur Neymarin të transferohet në Rio de Janeiro. Klubi carioca i ofron një projekt ambicioz për përgatitjen e tij drejt Botërorit 2026. Nga ana tjetër, Santos shpreson ende në rinovimin e kontratës, duke u mbështetur te lidhja emocionale e lojtarit me klubin. Vendimi përfundimtar pritet së shpejti dhe Neymar mbetet ai që do të vendosë për hapin e radhës në karrierë.