Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ambasadat janë shndërru në degë të VV-së, ambasadorët në zyrtarë të kësaj partie” (VIDEO)

NULL NULL
17.12.2025 19:56

Ambasadat e Kosovës kanë dështuar në misionin e tyre dhe janë bërë degë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu vlerëson ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi.

Në një intervistë për emisionin Kiks Kosova, Arifi pohoi se ambasadorët kosovarë po e luajnë rolin e zyrtarëve të partisë së Albin Kurtit.

Kjo thotë ai është një humbje e madhe për Kosovën dhe misionin e shenjtë të diplomacisë.

Sipas tij, është zhvleftësuar gjithë puna e madhe e sakrifica e mundi që është bërë nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës për t’u hapur këto ambasada.

Fajtorë kryesorë për, siç thotë ai, katandisjen e ambasadave, ish-diplomati i mban Kurtin dhe Gërvallën.

Këta, ai thotë se kanë krijuar narrativë se kushdo që nuk është me Lëvizjen Vetëvendosje, është armik i shtetit.

Ndonëse misioni i saj është të promovojë Kosovën në botë, ish-ambasadori thotë se Gërvalla e ka devijuar misionin e saj.

Megjithatë, me përfaqësimin e saj në ngjarjet ndërkombëtare, Arifi vlerëson se Gërvalla i bën Kosovës më shumë dëm sesa dobi.

Më 12 dhjetor të këtij viti, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tre personave, në mesin e tyre edhe ndaj Jovan Viçentijeviq, agjentit të Shërbimit Informativ Ushtarak Serb (VSA), me gradën kolonel, për sulmin në Iber – Lepenc.

Mirëpo, për këtë lajm, Arifi thotë se ambasadat në Kosovë nuk i njoftuan shtetet në të cilat ndodhen dhe shtetet e tjera sepse, sipas tij, kanë qenë të zëna me organizimin e fushatës së Vetëvendosjes.

Fushata e Vetëvendosjes në Gjermani, e cila sipas kornizës ligjore atje, përbën shkelje të ligjit, ish-ambasadori deklaron se e dëmton imazhin e Kosovës dhe shpërfaq joseriozitet.

Arifi ngre dyshime se këto tubimet elektorale të Vetëvendosjes në shtetet e BE-së, ku fushata e politikanëve të huaj është e ndaluar, po bëhen duke raportuar rrejshëm qëllimin e tyre. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme