Van Dijk: Shpresoj të rregullohet situata me Salahun, ai është njëri prej liderëve NULL NULL 14.12.2025 19:03 14.12.2025 19:03 Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë që shpreson të rregullohet situata mes Mohammed Salahut dhe Liverpoolit. Ky i pari u ndie sikur klubi po ia hedh krejt fajin pas krizës së rezultateve në muajt e fundit. “Ne të gjithë shpresojmë që Salah të kthehet dhe të jetë i rëndësishëm për ne për pjesën tjetër të sezonit”, ka deklaruar Van Dijk. “Por nga ana tjetër, ne të gjithë e njohim futbollin dhe nuk kemi ide se çfarë do të ndodhë”. “Shpresoj që ai të qëndrojë sepse është një nga udhëheqësit e mi, shumë i rëndësishëm për ne”.