Labi thotë se nuk krijon lidhje për ta fituar BBVK-në (VIDEO) NULL NULL 09.12.2025 21:36 09.12.2025 21:36 Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Labinot Rexhaj, ka hedhur poshtë mundësinë për t’u lidhur me dikë, ani pse ai është i martuar. Kjo bisedë lindi gjatë një diskutimi me Arditin, Fjollën dhe Sasën, transmeton Klankosova.tv. Së pari, Labi kritikoi Lumbardhin dhe Drilonin, fituesit e BBVK 2 dhe 3, për të cilët tha se krijuan romanca fallco në shtëpi. “Është dashuri fallco. Përjetë se bëj atë gjë, kam hy vet, more në të dalsha më i kequ, vet ka me dalë”, u shpreh Labi. Me këtë, u pajtua edhe Fjolla, e cila tha se nuk e mendon veten të lidhet me dikë në BBVK.