Vendi i parë luan me të fundit – fundjavë e ngjeshur me ndeshje të Superligës në Art Motion NULL NULL 05.12.2025 17:11 05.12.2025 17:11 Sot dhe nesër zhvillohet xhiroja e radhës e Superligës së Kosovës në futboll. Art Motion si përherë sjell këtë aventurë në ekranet tuaja. Të shtunën nga ora 13:00 në Sport 1 jepet Dukagjini-Drita, teksa në Sport 3, lideri Ballkani pret vendin e fundit, Prishtinën e Re. Në Sport 4, në po këtë orar, emetohet ndeshja Malisheva-Drenica. Ndërkaq, të dielën në ora 13:00 në Sport 1 transmetohet Gjilani-Llapi e në Sport 2, Prishtina-Ferizaj.